E humbur prej 3 ditësh, gjendet në Shqipëri adoleshentja greke

08/12/1917:23

Shperndaje:


Është gjetur në Shqipëri një adoleshente greke, e cila humbi kontaktet që ditën e enjte në Greqi. Bëhet fjalë për 14-vjeçaren Maria D., nga Kallithea, e cila sipas mediave greke është gjetur në Shqipëri ditën e shtunë.

Adoleshentja edhe pse nën moshën 18-vjeç, ka arritur që të kalojë kufirin doganorë dhe nuk është pikasur nga punonjësit, pavarësisht se fëmijëve u duhet autorizim nga prindërit. Ndërkohë sipas mediave greke adoleshentja është gjetur nga një organizatë e quajtur “Buzëqeshja e fëmijës”, e cila ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si ka arritur të kalojë në pikat e kalimit kufitar.

Organizata thekson se nuk është hera e parë që fëmijë të mitur arrijnë të kalojë kufirin pa u vënë re nga autoritetet kompetente. Ndërkohë po hetohet se si adoleshentja ka arritur të kalojë kufirin, po ashtu po hetohet edhe për persona të tjerë që mund të kenë gisht në këtë ngjarje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.