Dështim me “sukses të plotë” aktiviteti i Bashkisë Sarandë, spektatorë vetëm administrata

07/03/2012:49

Shperndaje:


Ka dështuar plotësisht aktiviteti i organizuar nga Bashkia Sarandë e cilësuar si “Veprimtari me Veteranët e Futbollit”.
Pavarësisht se për nga organizimi dukej se ishte shpenzuar shumë, shkallët e stadiumit Andon Lapa sot ishin të boshatisura nga sportdashësit, pasi për këtë aktivitet nga ana e organizatorëve nuk ka patur asnjë njoftim për qytetarët, çuditërisht as në faqen në facebook të Bashkisë Sarandë.
Në karriget e tribunës kryesore kanë qenë të ulur vetëm disa punonjës të bashkisë apo familjarë të tyre, ndërsa shkallët e stadiumit ishin të boshatisura.

Pavarësisht se fillimisht ishte njoftuar se eventi do të zhvillohej me 4 ekipe, veteranët e Luftëtarit nuk janë paraqitur.
Ende nuk është dhënë ndonjë shpjegim se pse nuk u ftuan në këtë event veteranët e ekipit të Bistricës së Delvinës.

https://www.instagram.com/p/B9bZMhSnGN6/?igshid=1rw1c8zgf9xhd


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.