Denoncimi: I dënuar 6 herë, Rilindja e emëron sekretar të Bashkisë Delvinë

22/10/1919:27

Shperndaje:


Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një dokument, ku sekretari i ri i Bashkisë Delvinës rezulton se është dënuar të paktën 6 herë.
Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhin, ish-noter që rezulton të jetë dënuar me katër muaj burg në vitin 2016 për shpërdorim detyre pasi kishte falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.
“Kjo ështē moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës,” shkruan Salianji.

Postimi i plotë:

Ose kryetari ose sekretari me patjetër!
Kjo ështē moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës.
Në Bashkinë Delvinë sekretari i ri Shkëlqim Haxhi, i dënuar se paku 6 herë dhe fiks për këto merita është përzgjedhur! 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.