Caktohet data e rinisjes së autobusëve të rretheve, pritet rritja e çmimit të biletave

26/05/2014:27

Shperndaje:


Kreu i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban, Kujtim Mema thotë se ende nuk ka një vendim të prerë mbi fillimin e këtij aktiviteti edhe pse kërkesa është e lartë.
Në fjalën e tij, Mema thotë se edhe pse u planifikua data 1 qershor për të rihapur transportin ndërqytetës, kjo datë është shtyrë me një javë më vonë. “ Duke qenë se nuk janë ende gati të gjithë protokollet e sigurisë anti-covid, hapja është menduar në 8 qershor”, bën me dije ai.
Me tej shton se ky shërbim do të punojë me kapacitetet të përgjysmuara. “Në çdo autobusë apo furgon numri i pasagjerëve do të përgjysmohet.
E po ashtu, pasagjerët nuk do të ulen ngjitur me njëri-tjetrin. Në një sendilje do të jetë e zënë, tjetra jo. Sigurisht që njerëzit duhet të jenë me maska, doreza. Edhe për shoferët e njëjta gjë. Po ashtu nuk do të mungojnë as mjetet dezinfektues”, sqaron ai.

Bileta

I pyetur nëse reduktimi i kapaciteteve do të sjellë rritje të biletës së udhëtimit, ai thotë se kjo gjë nuk është përgjegjësi individuale. “Ne sigurisht që nuk duam që të rritet çmimi i biletës, por kjo do të ndodhë nëse kompensohemi nga qeveria. P.sh nëse ne na paguhet karburanti, do të ishte një ndihëm e madhe. Gjithmonë kjo varet se çfarë do të vendoset nga qeveria. Sigurisht, në këto kushte është e vështirë që punonjësit e këtij shërbimi të mbajnë familjet nëse nuk ka një ndërhyrje. Me këto kushte i bie që ky biznes të falimentojë dhe jo më të mbijetojë”. / Gazeta Shekulli


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.