Butrinti nesër ndeshet me Skëndebeun, por situata në udhëkryq

27/09/1612:39

Shperndaje:


Butrinti nesër ndeshet me Skëndebeun, por situata në udhëkryq.
Bashkia Sarande anashkalon situaten e krijuar ne klubun e futbollit Butrinti. Vete presidentja e Butrintit Florjana Koka nuk angazhohet per te zgjidhur ngercin e krijuar.

Ekipi i Butrintit prej 1 muaji vazhdon stervitjen ne stadiumin e qytetit pa asnje ndihme financiare. Jane rreth 20 futbolliste talente te moshes se tyre, qe megjithese kane bere federimet nuk po u jepet asnje shperblim financiar. Vlen per tu theksuar se Bashkia e Kelcyres, Permetit, Memaliaj dhe qytete te tjera qe militojne ne kategori te dyte futbollistet i trajtojne me paga 200 – 400 mije leke te vjetra ne muaj. Ndersa nje bashki e kategorise se pare per nga buxheti, po injoron totalisht futbollin dhe sportet ne Sarande. Ishte kjo bashki dhe drejtuesit e saj qe me papergjegjshmeri te plote hodhen Butrinti 1 kategori me poshte, ndersa tani nuk po levizin as gishtin per ekipin. Ne arken e KF Butrinti nga buxheti kane mbetur akoma edhe 40 milione leke te vjetra, me te cilat behet e mundur zhbllokimi i situates se krijuar. Jane 3 futbolliste nga qytete te tjera, te cilet jane talente per moshen e tyre qe jane afruar te ekipi i Butrintit, te cilet kane probleme me akomodimin dhe trajtimin ushqimor. Kjo situate e krijuar eshte nje turp per bashkine Sarande, pasi vetem gjate sezonit te kaluar nga bashkia jane trajtuar me strehim, trajtim ushqimor dhe paga te majme 7-8 futbolliste nga qytete te tjera, duke harxhuar nga buxheti i taksapaguesve sarandiote nje thes me para, ndersa rezultati dihet per te gjithe: renia nga kategoria.
Zgjidhja e situates se krijuar kerkon nga keshilltaret e bashkise nderhyrje ne buxhet duke korigjuar gabimin e bere ne kohen e miratimit dhe pergjysmimit te tij me endrrat se bashkia do te shiste aksionet e Klubit Butrinti sh.a. Ekipi i Butrintit eshte rinovuar teresisht kete vit me futbollist te rinj te moshes 15-20 vjec dhe rezultatet nuk kane vonuar te vijne. Por kjo gje nuk i hyn ne sy Presidentes Florjana Koka per t’i dhene rrugezgjidhje situates. Butrinti te merkuren do te perballet me 5 here rresht kampionet e Shqiperise Skenderbeun e Korces ne fazen e dyte te Kupes se Republikes. Butrinti vjen ne kete perballje pa topa, baze materiale dhe uniforma sportive, gje e cila eshte nje turp per qytetin e Sarandes.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.