Bum denoncimesh për Prokurorët dhe Gjyqtarët e Sarandës në DSIK

21/01/1921:04

Shperndaje:


Qytetarët e Sarandës, duke marrë shkas nga procesi i vetingut,  kanë ndërmarrë një valë denoncimesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të Sarandës.
Sic mëson Saranda Web, kanë qenë dhjetra rastet kur qytetarët të motuvuar nga pakënaqësitë që kanë patur ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së rrethit Sarandë, kanë dërguar denoncimet e tyre në Drejtorinë e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, duke besuar se denoncimet e tyre do merren parasysh gjatë procesit të Vetingut.
Një arsye tjetër pse qytetarët i dërgojnë denoncimet e tyre në DSIK është edhe fakti se ata besojnë se do të ruhet edhe fshehtësia e denoncimeve të tyre.
Saranda Web ka mësuar se denoncimet bëhen kryesisht me email në [email protected] por edhe me telefonata në +355 4 2254922


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.