Ambulanca udhëtonte në kundravajtje, transportonte infermieren në shtëpi

21/09/208:53

Shperndaje:


Ndryshe nga raportimet në disa media, ku u tha se ambulanca ishte duke shkuar për të marrë një pacient, Saranda Web ka mësuar se infermierja ishte thirrur në orën 02:00 në një operacion lindjeje në maternernitetin e Sarandës. Pas operacionit, rreth orës 04:00 ishte duke u përcjellë për në shtëpi me një autoambulancë të urgjencës së spitalit.
Ambulanca ka hyrë në një rrugë kundravatje për të udhëtuar reth 250 metër deri sa ka dalë në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur infermierja e ambulancës, 57 vjeçarja Adelina Rizvani, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa janë plagosur lehtë edhe shoferi i ambulancës, si dhe drejtuesi i makinës tip “BMW X5”, i cili ka mbetur pa ndjenja. Në makinën BMW udhëtonin edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë marrë plagë.
Mjeti “BMW X5” me targa angleze ka përfunduar brenda lokalit, ndërsa ambulanca ka përfunduar në bordurën afër lokalit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.