Aksidenti i ambulancës në Sarandë, infermierja e maternitetit transportohet me helikopter

21/09/207:47

Shperndaje:


Një ambulancë ka pësuar aksident në Sarandë dhe për pasojë një infermiere është plagosur rëndë. Infermierja 58-vjeçe Adelina Rezvani është dërguar me helikopter drejt Spitalit
Infermierja ishte thirrur në orën 02:00 në një operacion lindjeje në maternernitetin e Sarandës. Pas operacionit, rreth orës 04:00 ishte duke u përcjellë për në shtëpi me një autoambulancë të urgjencës së spitalit.
Ambulanca ka hyrë në një rrugë kundravatje për të udhëtuar reth 250 metër deri sa ka dalë në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti

Policia tha se “rreth ores 4:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja Adelina Rezvani rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore
Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.