Festohet Dita e Ujit te Bekuar ne Sarande
Festohet Dita e Ujit te Bekuar ne Sarande
Besimtarët ortodoksë në Sarandë kanë festuar sot Ditën e Ujit të Bekuar, e njohur ndryshe si “Theofania”. Kjo festë kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene. Por ndryshe nga qytetet që kanë liqene apo lumenj Saranda tradicionalisht hedhjen e kryqit e zhvillon në detin Jon. Festa e ujit të bekuar personifikon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, nga Gjon Pagëzori.
Ceremonia e hedhjes së kryqit në det nisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Harallambi nga Mitropoliti i Gjirokastës Despot Dimitri ku besimtarët ortodoksë i uruan njëri-tjetrit paqe dhe harmoni në familje. Më pas besimtarët u zhvendosën në zonën e ujit të ftohtë ku u be edhe hedhja e kryqit në det. Mes disa të rinjve që u hodhën në det për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta ishte Kristaq Qose, i cili ishte edhe njeriu që arriti ta kapte atë. Shumë banorë në qytetin e Sarandës dhe fshatrat përreth u bene pjesë e ceremonisë së përvitshme, tanimë, e cila organizohet çdo datë 6 janar.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Akuzohet se vodhi para në dhomën e hotelit, arrestohet nga Policia
06/01/1613:04
Rrahu shoferin dhe gotiti me gurë automjetin e plehrave të Sarandës, prangoset nga Policia
06/01/1613:04
Dhunoi babanë, përleshet edhe me policinë gjatë arrestimit
06/01/1613:04
Butrinti dhe Delvina fitojnë me rezultatet 4-1 ndaj rivalëve të sotëm
06/01/1613:04
BUTRINTI – MALIQI, LIVE NË SARANDA WEB
06/01/1613:04
Prangoset një tjetër drejtues mjeti, u kap në gjendje të dehur
06/01/1613:04
NJOFTIM PËR DISA POZICIONE PUNE NË Yacht Premium Hotel Sarandë
06/01/1613:04
Shitet papafingo 160 m² në zonën Turizëm – Kanali i Çukës. Çmimi 128,000 euro
06/01/1613:04
Kushdo që akomodon pushues të regjistrohet në QKB, përndryshe deri në 4 milionë lekë gjobë
06/01/1613:04
Vendimi: S’ka më të derdhen ujëra të zeza në det. Reagon biznesi: Impiantet na kushtojnë shumë
06/01/1613:04
Rezervime
Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
06/01/1613:04
Dhoma teke në Hotel Mesopotami
06/01/1613:04
Apartamenti 6 – Vila Stupende
06/01/1613:04
Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
06/01/1613:04
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
06/01/1613:04
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
06/01/1613:04
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
06/01/1613:04
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
06/01/1613:04
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
06/01/1613:04
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
06/01/1613:04