Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria

02/02/2310:15

Shperndaje:

Ceta Cameria ka qenë formacioni i parë luftarak në Jug të Shqipërisë.
Ajo u krijua me 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës. Ceta Cameria ishte bërthama e parë e grupit të katërt partizan të zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Fillimisht ishin 36 trima që krijuan çeten.

Komanda e çetës përbëhej nga :
– Komandant çete Haki Rushiti
– Zv/komandant Muharem Demi
– Komisar Taho Sejko
– Zv/komisar Sami Murati
– Komandant prapavije Ramadan Zejno. 


Më mbrapa ky formacion mori emrin brigada e 19 sulmuse. Ditët e para të krijimit të saj, Ceta Cameria kishte në rradhët e saj 50-60 veta dhe më vonë ky numër u rrit në 350. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga Camëria, kurse një pjesë e vogël nga Delvina dhe Kurveleshi.

Aktivitetet luftarake të Cetës Cameria kundër okupatorëve italo-gjerman mbulonin gjithë Jugun e Shqiperisë. Disa nga aksionet më në zë të kësaj cete ishin lufta për marrjen e postave ushtarake të Sopikut dhe Sminecit. Të gjithë karabinierët italianë u dorëzuan dhe nga ta u zu një sasi e madhe municionesh luftarake. Këto municione më vonë do të kthehej në bazën luftarake për rezistencën e famshme të Konispolit.

Lufta e Konispolit ishte lufta më e ashpër dhe më e pabarabartë ku Çeta Çamëria i bëri ballë për më shumë se një muaj fuqisë ushtarake Gjermane që vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nëpërmjet Qafë-Botës në Jug të Shqipërisë. Kjo luftë filloi me 5 gusht 1943 dhe vazhdoi deri më 11 shtator 1943.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.