2 muaj pa kryetar, PD Sarandë thërret Aktivin e Degës për konsultime

Në kohën kur Dega e Partisë Demokratike Sarandë ka rreth 2 muaj pa drejtues, pas mbarimit të mandatit të ish kryetarit Hariz Mema, mbrëmjen e sotme është thirrur një Aktiv i kësaj dege për të diskutuar për ecurinë e PD.
Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë deputetët Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj, si dhe i deleguari i PDSH Fatbardh Kadilli.
Ndonëse Dega e PD Sarandë ka rreth 2 muaj pa drejtues, kryetari Lulzim Basha nuk ka shpallur një datë se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri.