Zbulohet skenari dhe koalicionet, si do të garojnë PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit

06/01/2118:20

Shperndaje:


Partia Demokratike duket se është drejt përfundimit të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD-së.
Bëhet fjalë për partinë e tij, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, Partinë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.

“Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale. Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur.
Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare. Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla.
I takon PD-së që këtë marrëveshje që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI-në” – tha Shehi. /shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

7 Milionë Euro dështim: Edhe Parku Miqësia mbetet një parking makinash – VIDEO
Ujërat e zeza mbysin rrugën e re me mozaikë në Sarandë – VIDEO
Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%
IMT Sarandë shemb lokalin “Unico Lounge” në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani
Festa e 112-Vjetorit të Policisë në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
U kap duke hedhur inerte në një tokë në Çukë, procedohet penalisht biznesmeni

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.