Zbulohet një tjetër bunker, u mbajt i fshehtë ndaj Edi Ramës

16/03/1713:27

Shperndaje:


Gjatë vizitës së tij në Sarandë kryeministri Edi Rama u ndal në një bunker të kohës së marrësisë.
Ai dha udhëzime për pastrimin e bunkerit dhe lyerjen e tij. Rivitalizimi i atij bunkeri, i cili do të jetë gati përpara fushatës elektorale është edhe një prej punëve të pakta të qeverisë në 4 vjet për Rilindjen e Sarandës.
Por vetëm disa metra larg bunkerit ku tani punohet për rivitalizimin e tij, ndodhet një bunker tjetër.
Banorët e lagjes sapo mësuan se Edi Rama po tregon një vëmendje të veçantë për objekte antike si bunkerët, po bëjnë përpjekje që edhe bunkeri i cili ndodhet pranë banesave të tyre të rilindi dhe të rivitalizohet.
Ata kërkojnë nga kryeministri të vërë dorë edhe në bunkerin e tyre, me shpresën se lagjia e tyre do të kthehet në një zonë pelegrinazhi për turistët e huaj, por edhe për adhuruesit e kohës së marrësisë. Bunkeri sarande 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO
E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës
Best Souvlaki by MARIO kërkon punonjës për suflaqe
Ndahet nga jeta mjeshtri i fotografisë Piro Mosi
Progonati shpk kërkon Ekonomist/e për prerjen e faturave
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon të punësojë Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.