Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike

12/01/2610:15

Shperndaje:

Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike

Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës.

Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe aparatura të tjera ndihmëse.

View this post on Instagram

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

Policia njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Green flat” në Sarandë, ku u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë operacionit u sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg kanabis i përpunuar, si dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim dhe përpunim.

Në flagrancë u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar M. Q., 26 vjeç, u shpall në kërkim.

Po ashtu, u proceduan penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, me inicialet H. A., H. C., E. P. dhe F. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë dhe vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Janë sekuestruar bimë narkotike në proces mbjelljeje dhe tharjeje.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.