Vrasja e Ari Papa nga Saranda zbardhet pas 2 vite hetimesh. Arrestohet taksisti

16/03/2322:47

Shperndaje:

Policia grek zbardh pas 2 vitesh hetime vrasjen e Ari Papa, 32 vjec nga Saranda.

Policia greke ka arrestuar nje taksist shqiptar me precedente penale, i skeduar me 4 emra dhe 3 mbiemra dhe nje shtetas grek me profesion barist. Ne kerkim eshte shpallur autori kryesor i vrasjes, nje vrases me pagese i mberritur nga Tirana sa per te kryer vrasjen dhe mendohet se ndodhet serisht ne Shqiperi. Shkak i vrasjes jane perplasjet per trafikun e droges dhe mendimi i taksistit shqiptar se Ari Papa ishte spiun i policise greke. Taksisti shqiptar rezulton me precedente per trafik klandestinesh dhe eshte i skeduar me vitlindje 1974 ose 1977 dhe drejton nje “Skoda Oktavia” nderkohe qe edhe greku rezulton me precedente penale.

Ata akuzohen per organizimin e vrasjen dhe transportin e vrasesit me pagese. Ne lidhje me vrasesin e dyshuar por bashkepunohet me autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Ari Papa u vra ne 30 maj 2021 ne nje lokal ne Sepolia te Athines. Ari Papa i ka shpetuar 3 atentateve te meparshme nderkohe qe rezulton i perfshire ne nje grup kriminal ne Greqi per trafik droge dhe vrasje. Ari Papa konsiderohet nje nga personazhet e rendesishme te mafies shqiptare ne Greqi.


Kush ishte Ari Papa

Ari Kosta Papa i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në rregjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qellimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.