Vodhën velierën nga Limjoni, Gjykata e Sarandës liron peshkatarët e Gjergj Lucës

17/11/2312:39

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës liron 5 anetarët e ekuipazhit të anijes “Rozafa” të Gjergj Lucës.

Për shtetasit Andon Nako, Mohamed Elshamy, Samir Ghonim, Abdou Elzantawy dhe Ibrahim Aboushahin, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.

Peshkatarët e anijes së Gjergj Lucës u akuzuan nga Polica për vjedhjen e një veliere nga Limjoni në Sarandë.

KOMUNIKATA E POLICISË

Sarandë Tërhoqën pa leje një mjet lundrues tip veliere, të sekuestruar nga Policia, që ishte ankoruar në port, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas. 4 shtetasit e arrestuar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues veliere nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare.

Procedohet penalisht punonjësi i Policisë Kufitare Sarandë, që kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues veliere.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në portin e Limionit, Sarandë, ishte marrë duke u tërhequr nga një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qeshor të këtij viti, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër).

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë, të Delta Force dhe të Guardia di Finanza-s, u bë i mundur gjetja dhe bllokimi i mjetit lundrues tip veliere, i cili po tërhiqej nga një anije peshkimi në bordin e së cilës ndodhej ekuipazhi i përbërë nga 5 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: – A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit;- A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Petro Gjikuria hap fushatën në Himarë, kreu i OMONIA: S’kemi nevojë për jabanxhinj…
Banorët e Gjashtës: Kemi 2 muaj pa ujë, nesër do protestojmë te zyrat e Ujësjellësit
Banorja e lagjes “Baba Rexhepi” ankesë në Saranda Web: Kemi 1 javë pa pikë uji
NJOFTIM PËR DISA POZICIONE PUNE NË HOTEL OLYMPIA NË SARANDË
KËRKOHET KUJDESTARE PËR GRUA TË MOSHUAR NË FSHATIN XARRË
Moonlight Bar kërkon Sanitare nga ora 15:00 – 17:00. Pagesë shumë e kënaqshme

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.