Vidhnin skafe dhe bagëti në Greqi, 8 të arréstuar, mes tyre 4 femra

11/07/209:00

Shperndaje:


Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe. Operacioni i policisë greke u përqendrua në Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania.
Mësohet se në pranga kanë rënë 8 shtetas shqiptarë, 4 meshkuj dhe 4 femra. Grupi kriminal dyshohet për 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motorra skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje nëpër automjete, 8 vjedhje kafshësh me në total 55 qengja.

Sendet e vjedhura grupi kriminal i transportonte drejt Shqipërisë duke i kaluar nga dogana me dokumente të falsifikuar. Veprimtarinë e tyre e pezulloi përkohësisht situata me COVID-19 pasi kreu i grupit nuk mundi të hynte për një periudhë nga Shqipëria në Greqi.

Gjatë kësaj periudhe një pjesë e grupit u mor me grabitje kafshësh ndërsa një pjesë tjetër shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur. Për këtë të fundit janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.