Vdiq në burgun grek, varroset sot në Sarandë


Do të prehet në atdhe trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë. 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varresot sot në fshatin Shelegar të Sarandës.
Ndonëse ai iu nështrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike. Madje as vetë familjarët nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.
Më herët mjekët e burgut grek, deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën.
Tusha është personi i tretë që humbi jetën javën e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarin e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë. 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë
Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.