U kap me grirësen e hashashit dhe këto sende në çantë, prangoset 25-vjeçari – VIDEO

28/08/2413:28

Shperndaje:

Policia njofton se në kuadër të megaoperacionit “Tempulli,” shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndërmarrë një goditje të rëndësishme ndaj aktivitetit të paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i kësaj operacioni, është arrestuar në flagrancë një shtetas 25-vjeçar, banues në Berat.

 

 

I arrestuari, me inicialet F.K., u kap në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku gjatë kontrollit fizik, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar si kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, një mjet prerës (thikë), si dhe dy celularë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ky shtetas siguronte lëndën narkotike kanabis, të cilën më pas e ndante në doza të vogla në banesën e tij për t’i shpërndarë në lagje të ndryshme të Sarandës.

Materialet procedurale për këtë rast janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.