U kap me 14 gr kanabis, Saranda dha “Shërbim prove”, Apeli Gjirokastër e kthen në burg 3 vjet e 4 muaj

18/06/219:41

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. O., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ka ndryshuar mënyrën e vuajtjes së dënimit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga shërbim prove në dënim me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Saranda Web ka mësuar se i riu 20 vjeçar ishte kapur me 14 gramë kanabis më 17.08.2019 dhe Gjykata e Sarandës e kishte dënuar me Shërbim prove, por Apeli i Gjirokastrës e ka hedhur poshtë këtë vendim, duke e dënuar me 3 vjet . 4 muaj burg


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.