Taksat e automjeteve, sqarimi: Nuk do të ketë asnjë penalitet

16/03/2019:25

Shperndaje:


Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Publik Rrugore, Blendi Gonxhja bën të ditur se ditët e mungesës së shërbimeve për shkak të COVID-19, nuk do të llogariten për afatin e dokumenteve të automjeteve.
Në një njoftim zyrtar të DPSHTRR, thuhet se qytetarët nuk do të kenë asnjë lloj penaliteti.

“Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore, dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të rihapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi (13.3.2020)! Pra askush të mos ketë stres as shqetësim për kamata a gjoba! Qytetarët/Subjektet nuk penalizohen, nuk kanë përgjegjësi nëse dokumentat skadojnë në ditët nga mbyllja deri në rihapjen e shërbimit! Çdo dokument, sa më sipër, brenda territorit shqiptar, konsiderohet i vlefshëm”, bën të ditur Gonxhja.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarri në Çukë, forcat zjarrfikëse dhe helikopter në vendngjarje – VIDEO
Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta
Gjiri i Hartës kërkon Ekonomist/e dhe staf sezonal. Ofrohet akomodim
PIZZA SAVOS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË PICIER
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon të punësojë Staf. Ofrohet akomodim
Detjon Vuria emërohet drejtor Sportiv i Ekipeve të Butrintit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.