Situatë alarmante: rrëshqitje dheu, rrezik për banesa dhe bllokim total i aksit nacional

07/01/2620:54

Shperndaje:

Situatë alarmante në Gjirokastër: rrëshqitje dheu, rrezik për banesa dhe bllokim total i aksit nacional

 

Lagjja Zinxhira në Gjirokastër po përballet me një situatë serioze dhe potencialisht të rrezikshme pas prurjeve të mëdha të ujit nga përroi i Sopotit. Si pasojë, në zonë janë konstatuar çarje të tokës, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë banesat pranë përroit dhe sigurinë e banorëve.

 

 

 

Sipas banorëve, situata është përkeqësuar ndjeshëm orët e fundit, ndërsa mungesa e masave parandaluese dhe e ndërhyrjes institucionale ka shtuar frikën për dëme të mëdha materiale, por edhe për rrezik ndaj jetës. Autoritetet lokale nuk janë parë në terren, pavarësisht alarmit të ngritur nga komuniteti.

 

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër–Tepelenë

 

Ndërkohë, situata është përshkallëzuar edhe më tej me bllokimin e plotë të aksit nacional Gjirokastër–Tepelenë në afërsi të kthesës për në fshatin Hormovë, shumë pranë kufirit administrativ mes dy bashkive.

Shkak për bllokimin është bërë shembja e një pjese të kodrës, e cila ka rrëshqitur mbi rrugë, duke e bërë të pakalueshme. Si pasojë, radha e mjeteve në të dy drejtimet ka arritur deri në 10 kilometra, duke krijuar kaos dhe vështirësi të mëdha për qarkullimin.

Në vendngjarje janë të pranishme vetëm forcat e Policisë Rrugore, të cilat po përpiqen të menaxhojnë trafikun, ndërsa mungojnë punonjësit e firmës koncesionare të mirëmbajtjes së rrugëve, që duhet të ndërhyjnë për pastrimin dhe stabilizimin e zonës.

 

Nga rrëshqitja e dheut janë izoluar disa lagje dhe zona, konkretisht:

  • Manalati i Parë
  • Manalati i Dytë
  • Cfakë
  • Dunavat

Banorët e këtyre zonave raportojnë vështirësi në lëvizje dhe frikë për përkeqësim të situatës nëse reshjet vijojnë.

Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, si në drejtim të sigurisë së banorëve të Lagjes Zinxhira, ashtu edhe për rikthimin e qarkullimit normal në një nga akset më të rëndësishme kombëtare të jugut.

Banorët apelojnë për masa emergjente, monitorim të vazhdueshëm të terrenit dhe ndërhyrje teknike për të shmangur pasoja edhe më të rënda në orët dhe ditët në vijim.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mbytet një varkë turistike në Ksamil, shkak dyshohet konkurenca – VIDEO
Mobileri RENO në Mesopotam kërkon Bojaxhi & zmerilues  dhe Montues skeletesh
Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit Vasili Tzigos
“Marina Limion” kërkon Shef Sigurie Porti dhe Punonjës Sigurie
Sofra Çame shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë
Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.