
Situata e rëndë nga Covid, Bashkia Sarandë nga nesër me staf të reduktuar
Bashkia Sarandë nëpërmjet një postimi në facebook njofton qytetarët se nga nesër puna në këtë institucion do të kufizohet në shërbimet më të domosdoshme dhe me numër të kufizuar punonjësish.
Konkretisht do të marrin shërbimet e nevojshme:
– Nga Drejtoria e Shërbimit Social, gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën ose mund të kerkojnë të drejtën e ndihmës ekonomike si dhe shërbime të tjera të karakterit social.
– Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, do të realizohet dhe ofrohet shërbimi i pastrimit, ndriçimit dhe do të konsiderohen të gjitha kërkesat e qyetetarëve për shërbimet që detyrohet Bashkia të ofrojë.
Do të marrin shërbimet e nevojshme nga:
– Policia Bashkiake
– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit
– Nga Zyra e Gjëndjes Civile, do të ofrohen të gjitha shërbimet për qytetarët me përjashtim të atyre me grumbullime njerëzish, si celebrime etj..
– Zyra e Shërbimit me një Ndalesë, do të ofrojë të gjitha shërbimet duke evidentuar kërkesat e qyetetarëve dhe me përjashtim të rasteve të mësipërme që do të maririn përgjigje nga Drejtoritë përkatëse në afatin e caktuar, ndêrsa për rastet e tjera, përgjigjen do ta marrin në afatin 1 ( një ) mujor, përfundon njoftimi i Bashkisë Sarandë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
09/02/2116:00

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
09/02/2116:00

Suvenire nga Saranda
09/02/2116:00

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
09/02/2116:00

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
09/02/2116:00
