Sinagoga e Sarandës

Sinagoga e Sarandës. Kompleksi i Sinagogës të shek. V-VI  ndodhet brenda kështjellës ne anën lindore të saj që në fazën përfundimtare, kompleksi i kultit hebraik transformohet në ndërtesë të kultit kristian: Bazilike paleokristiane. Interes ka dyshemeja me mozaik që ka një shandan shtatë krahësh menorah mbi një të zbukuruar me motive gjeometrike dhe floreale. Ai përfshinte gjithashtu nje etrog (qitro pa shije por me aromë) së bashku me një shofar (briri i dashit) që të dy janë simbole të rëndësishme hebraike që shoqërojnë zakonisht menora-në dhe janë përdorur gjatë festave fetare. Elementët e simboleve hebraike në kontekst sinagogash janë shfaqur që në shek.IV m.kr në periudhën e hershme bizantine. Simbolika e skenave në mozaik në pjesë të ndryshme të kompleksit të cojnë drejt mendimit të ekzistencës së një sinagoge në një periudhë të hershme se sa ndërtesa kristiane, megjithë mendimin e hedhur mbi konvertimin e ndërtesës së kultit hebraik në atë Kristian.

.