Shuhen shpresat te qytetarët, ata mendojnë se Eco Campusi do të gllabërohet

28/08/2411:49

Shperndaje:

Punimet për ndërtimin e Eco Campus-it Universitar në Sarandë, që nisën me shpresën për t’i dhënë fund sistemit të turneve në shkollat e qytetit, kanë përfunduar prej 7 vjetësh. Megjithatë, duket se edhe në vitin mësimor 2024-2025, nxënësit e shkollave të Sarandës do të vazhdojnë të përballen me të njëjtat sfida, pasi Eco Campus-i ende nuk është funksional.

Më 14 shtator 2019, pas një shqetësimi të ngritur nga drejtoresha e shkollës “9 Tetori”, Adrian Gurma, i shoqëruar nga Alket Hyseni, u shprehën se ishte ngritur një grup pune për të përfunduar preventivin e bangave dhe disa punimeve të tjera të brendshme që kishin mbetur pa përfunduar. Në atë kohë, pritshmëritë ishin të larta që problemi do të zgjidhej shpejt.

 

 

Në prag të vitit shkollor 2020-2021, më 26 gusht 2020, drejtori i Zyrës Arsimore Sarandë, Vladimir Dema, deklaroi se në Eco Campus kishin mbetur për t’u kryer vetëm disa punime hidraulike dhe elektrike, ndërsa baza materiale me tavolina dhe karrige ishte gati. Megjithatë, ai gjithashtu sqaroi se pavarësisht këtyre, Eco Campus-i nuk do të ishte gati për fillimin e atij viti shkollor.

Më 29 shtator 2021, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, Adrian Gurma u shpreh i bindur se Eco Campus-i do të ishte gati për të pritur nxënësit në shtatorin e vitit 2022. Ky afat gjithashtu nuk u realizua.

Saranda Web ka kërkuar informacion pranë Bashkisë Sarandë për statusin aktual të Eco Campus-it dhe nëse ai do të jetë gati për vitin shkollor 2024-2025. Fatkeqësisht, deri në këtë moment, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për arsyet dhe pengesat që mbajnë këtë projekt jashtë funksionit.

Ndërkohë, te qytetarët e Sarandës janë shuar shpresat se ky projekt jetik për edukimin e fëmijëve të tyre do të realizohet një ditë dhe t’i japet fund sfidave të mësimit me turne në shkollat e qytetit dhe se godina e Eco Campus do të gllabërohet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kumbaro sqaron si do të funksionojnë plazhet gjatë vitit 2025 – VIDEO
Kumbaro: Në 2025 do kemi Prioritet plazhet publike, bashkitë të menaxhojnë hapësirat
Identifikohet drejtuesja e automjetit, gjobitet me 450 euro
Ndodhi në qendër të Sarandës: Automjeti godet 4 vazo, një motor dhe largohet
Zona e Lëkurësit bëhet resort/ Leja e dhënë në tokën e ndarë për familjet sarandjote
Debati për hapësirat publike, bashkia nuk jep asnjë përgjigje – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.