Shtyhet deri në 31 dhjetor afati për regjistrimin e pronësisë së mjetit

09/05/2016:44

Shperndaje:


Përhapja e pandemisë COVID ka penalizuar një sërë projektesh të ndërmarra nga shumë institucione të ndryshme. I tillë është edhe rasti i regjistrimi i ndryshimit të pronësisë së mjetit. proces që kishte nisur në muajin janar dhe që pritej të përfundonte në fillim të muajit mars. por situata e krijuar e ka bërë të pamundur mbylljen e këtij procesi brenda afatit të parashikuar. Report TV ka mësuar se afati i ri se kur duhet të përmbyllet ky proces është 31 dhjetori 2020.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh për Report TV se ky projekt tashmë është në plan të dytë dhe se pritet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2020.

“Ju e dini që ka persona që në Bari, Itali, Spanjë, Gjermani të cilët edhe të duan nuk kthehen dot dhe i kanë mjetet në Shqipëri. Ne nuk mund ti penalizojmë dot këta për mosardhje për mosparaqitje dhe të tjetër kështu që ne e kemi shtyrë deri në 31.12.2020 përsa i përket penaliteteve të blerësve të cilët nuk kanë kaluar automjetin në emrin e tyre”, tha Gonxhja për Report TV.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor pas përfundimit të afatit fillon aplikimi i masave administrative gjobë për palën blerëse që nuk e paregjistruar mjetin në emrin e tij, dhe masa varion nga 10.000 – 40. 000 lekë. Në rast se mjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohen me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale. Por edhe blerësi rrezikon pasi për këtë makinë mund të jetë dhënë ndonjë urdhër ndalimi pas aktit të shitjes-blerjes. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.