Shtohet edhe 1 muaj afati i vlefshmërisë të kolaudimit, drejtuesit e mjeteve do pajisen me vulë të posaçme

02/04/217:02

Shperndaje:


.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë përfituar nga zgjatja 3-mujore e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, do të përfitojnë edhe një afat prej 30 ditë shtesë dhe do të pajisen me vulë të posaçme në Lejen e Qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Pas përfundimit të kontratës koncesionare me kompaninë SGS- Albania ky shërbim pritet të ofrohet nga shteti.
Për kapërcimin e fazës tranzitore qeveria miratoi në muajin dhjetor aktin normativ që u mundëson edhe 3 muaj shtesë për kryerjen e shërbimit të kolaudimit, si për ata që u përfundon në dhjetor të 2020 dhe për ata në 2021.

Për zgjatjen tjetër të afatit të vlefshmërisë me 30 ditë plus, kreu i Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, z. Blendi Gonxhe pohoi për Monitor se është e përcaktuar në nenin 91 për lëshimin e kopjes përmbledhëse, të dokumenteve të qarkullimit të parashikuara në nenin 178, të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe për këtë janë vënë në dijeni të gjitha organet dhe institucionet përkatëse.

“Akti normativ nuk ka datë të sotme, ai vlen si 3 muaj plus për çdo kënd që ka një certifikatë të vlefshme, pra u shtohet edhe 3 muaj automatikisht. Drejtuesi i mjetit shkon paguan taksat dhe merr vulën e shtesës, në leje. P.sh ka plot që u skadon sot, se e kanë bërë në 1 prill 2020 kolaudimin, ata shkojnë paguajnë taksat dhe marrin sot vulën. Dhe kështu ka me mijëra. Shtesa prej 3 muajshi nuk është fiks.
Është shtesë për këdo. Për ata që u ka skaduar edhe kjo shtesë, një pjesë e vogël, policia ka njoftim që u takon edhe 1 muaj tjetër me Kod Rrugor. Përsëri me të njëjtën skemë”, tha Gonxhe.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.