Shqipëria Bëhet prezanton Programin për Bujqësinë në Konispol

05/12/2421:23

Shperndaje:

Shqipëria Bëhet prezanton Programin për Bujqësinë në Konispol

 

Lëvizja Shqipëria Bëhet vazhdon turin e takimeve me komunitete të ndryshme, duke përfshirë sektorin jetik të bujqësisë. Sot, Adriatik Lapaj, një nga figurat kryesore të kësaj lëvizjeje, zhvilloi një takim në Mursi me fermerët në zonën e Bashkisë Konispol.

 

 

Gjatë këtij takimi, Lapaj prezantoi programin e lëvizjes për bujqësinë, duke u fokusuar në mbështetjen konkrete për fermerët dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Ai theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve në infrastrukturën bujqësore dhe aksesin në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Pikat kryesore të programit:

1. Subvencionimi i prodhimit sipas kilogramit – Një nismë që synon rritjen e përfitimeve direkte për fermerët, duke nxitur një prodhim të qëndrueshëm dhe cilësor.
2. Kontroll i rreptë i cilësisë së inputeve bujqësore – Vendosja nën mbikëqyrje të plotë të subjekteve që tregtojnë fara, fidanë, pesticide dhe plehra kimike, për të garantuar standarde të larta dhe për të mbrojtur fermerët nga produktet e pasigurta.
3. Krijimi i Bankës Kombëtare Agrare – Një iniciativë kyçe e programit, e cila parashikon themelimin e një banke shtetërore që do të ofrojë kredi me interesa të ulëta për fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletërritësit. Kjo masë synon të lehtësojë aksesin në financim, duke eliminuar varësinë nga institucionet e mikrokredive që aplikojnë interesa të larta.
4. Mbrojtje nga importet e paligjshme – Një masë që synon të mbrojë prodhimin vendas nga konkurrenca e padrejtë dhe produktet e cilësisë së ulët që futen në treg përmes importeve të pakontrolluara.
5. Krijimi i Qendrës Kombëtare për Certifikimin e Tokave Bujqësore – Një iniciativë që synon të garantojë cilësinë dhe certifikimin e tokave për përdorim bujqësor, duke u dhënë fermerëve siguri më të madhe në investimet e tyre.

 

Pjesëmarrësit në takim diskutuan problematikat konkrete të zonës, duke vënë theksin tek mungesa e mbështetjes financiare, çmimet e larta të inputeve bujqësore dhe vështirësitë për të konkurruar në tregjet e brendshme dhe të huaja. Programi i prezantuar u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit të situatës aktuale dhe garantimit të një të ardhmeje më të mirë për fermerët dhe blegtorët e Shqipërisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.