Shpëtim Ahmeti reagon pas deklaratës së Oltion Çaçi: Sarandës nuk i duhet një kazermë në vend të çerdheve e kopshteve

18/02/259:39

Shperndaje:

Kryetari i PD Sarandë Shpëtim Ahmeti reagon për deklaratën e kryetarit të Bashkisë Oltion Çaçi: Sarandës nuk i duhet një kazermë në vend të çerdheve e kopshteve.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Sarandë, Shpëtim Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kryetarit të Bashkisë Sarandë, i cili gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të datës 30 gusht 2024, propozoi ndërtesën e një objekti 4-katësh për përqendrimin e të gjitha çerdheve dhe kopshteve të qytetit.

 

Shpëtim Ahmeti reagon pas deklaratës së Oltion Çaçi: Sarandës nuk i duhet një kazermë në vend të çerdheve e kopshteve

 

Ahmeti e ka cilësuar këtë si një propozim të papranueshëm, që jo vetëm që nuk merr parasysh nevojat e fëmijëve dhe familjeve të tyre, por edhe krijon probleme logjistike dhe sociale për komunitetin. “Me siguri që kryetari i Bashkisë ka dashur të bëjë bujë me këtë deklaratë, por në të vërtetë këto janë ide të gabuara që nuk reflektojnë asnjë analizë funksionale apo ligjore mbi organizimin e këtij shërbimi,” thekson ai.

 

PD Sarandë ngre pyetjen e madhe se si mund të grumbullohen të gjithë fëmijët e qytetit në një godinë të vetme, duke theksuar se ky vendim nuk ka parasysh realitetin urbanistik të qytetit dhe sfidat me trafikun, parkimin dhe distancat e largëta për familjet që do duhet të dërgojnë fëmijët e tyre larg lagjeve ku banojnë.

 

“Nuk ka prind në botë që dëshiron të rrisë fëmijët e tij në shërbimin e edukatorëve të izoluar nga komuniteti. Ata duan që fëmijët e tyre të rriten në mjedise të ngrohta afër së shtëpisë, jo në kazerma ushtarake,” shton Ahmeti.

Gjithashtu, ai shpreh shqetësim mbi faktin se Bashkia vazhdon të lë pa funksion objekte publike të ndërmarra në të kaluarën, si EcoCampusi, ku janë investuar 500 milionë lekë dhe ende nuk po vihet në shfrytëzim, apo Kinoteatri “Butrinti”, i cili mbetet i mbyllur duke penguar zhvillimin kulturor të qytetit.

 

Ahmeti i bën apel Kryetarit të Bashkisë që të tërhiqet nga këto propozime të pamenduara dhe të këshillohet me qytetarët dhe grupet e interesit përpara se të marrë vendime të tilla. “Bashkia duhet të investojë në rikonstruksionin dhe përmirësimin e çerdheve e kopshteve ekzistuese, jo të krijojë problematika të reja duke larguar shërbimet nga komuniteti,” përfundon Shpëtim Ahmeti.

Oltion Çaçi: Do ndërtojmë një godinë 4 kate për t’i mbledhur kopshtet dhe çerdhet të gjitha bashkë

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.