Shpallet vendimi final që fundos ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa
Kolegji iu Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, kundër shkarkimit të tij nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për probleme në kriterin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia. Kolegji çeli hetimin në çështjen e rivlerësimit ndaj Hasës, pasi u gjet në shkelje proceduriale në vendimin e Komisionit. Po ashtu, KPA pranoi një seri provash mbi pasurinë e ish-prokurorit.
Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit konstatoi se nga gjykimi ka rezultuar se Hasa rezulton në pamundësi financiare për krijimin e pasurive. Në vijim ajo relatoi konkluzionet për sjelljet e këtij subjekti rivlerësimi, konkretisht për pranimin e dhurimit të një pasurie kullotë; përdorimin pa kundërshpërblim dhe pa akt formal të dy pasurive në qytetin e Sarandës gjatë periudhës 2003-2010; përdorimin pa akt formal të një automjeti;
Pranimin e dhurimit për mbulimin e një shpenzimi udhëtimi në Rusi në vitin 2006; si dhe për transaksionet në shitblerjen e disa automjeteve që konsiderohen jashtë logjikës financiare.
Sipas Kolegjit, veprimet dhe mosveprimet e Hasës bien ndesh me sjelljen jashtë gjyqësore që një prokuror duhet të ketë duke ju bindur ligjit gjatë gjithë kohës, me qëllim forcimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe të mos pranojë dhurata, përfitime apo trajtime që mund të ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e tij. Bazuar në këto argumente, KPA e gjen të drejtë konkluzionin e KPK se subjekti ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia.
Në përfundim KPA konkludon se ish-prokurori Sali Hasa ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe ka cenuar besimin e publikut, e për rrjedhojë, vendimi për shkarkimin e tij duhet lënë në fuqi.
Sali Hasa u arrestua në qershor të vitit 2021 për akuza të korrupsionit, ndërkohë që ndaj tij u zhvillua njëkohësisht edhe procesi i rivlerësimit. Prokurori u vlerësua vetëm sa i përket pasurisë dhe KPK e shkarkoi për probleme në këtë kriter. Dy vjet pas këtij vendimi me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shkarkimin e Hasës. Po ashtu, Hasa u dënua dhe për korrupsion nga Gjykata e Posaçme. Megjithatë, ish-prokurori i Sarandës u paraqit para Kolegjit dhe këmbënguli se çështja duhej të rishqyrtohej, kërkesë që u pranua.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/07/2411:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
15/07/2411:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
15/07/2411:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
15/07/2411:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
15/07/2411:31