Shoqatat turistike 6 kërkesa Ramës: Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri

16/06/2018:59

Shperndaje:


Shoqatat turistike kanë nënshkruar një peticion për realizimin e kërkesave për kapërcimin e ndikimit negativ të COVID-19 për turizmin.
Sipas tyre rezervimet e pranverës u anuluan të gjitha, ndërsa për rezervimet e verës 80% janë anuluar dhe 20% janë të stopuara. Kjo bën që humbjet në turizëm të shkojnë 1.5 miliard euro.
Në peticionin drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni tre ministrive, të Turizmit, të Financave dhe të Mjedisit shoqatat i kërkojnë qeverisë realizimin e 6 kërkesave, ku e para është heqja e të gjitha taksave deri në fund të vitit 2020.

Gjashtë kërkesa drejtuar qeverisë

1-Çlirimin e bizneseve të turizmit nga të gjitha detyrimet fiskale deri në 31 dhjetor 2020 (përfshirë taksat lokale dhe taksën e pronës)
2-Subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020
3-Ngrirjen e kësteve dhe krijimi i kushteve për kreditë të buta për sektorin e akomodimit.
-Propozojmë të shtyhen afatet e pagesave të kredive të paktën deri në 30 mars 2021, qeveria duhet të mbulojë me grante nga BE interesin e stokut të kredive në këtë industri.
-Të rritet kapitali i garancisë sovrane dhe tu krijohet mundësi kreditimi hoteleve nga kjo garanci deri 20% të të ardhurave të realizuara në vitin 2019 me interes zero dhe gres periode deri në 2 vjet në mënyrë që të shpëtojë falimenti.
4-Mbështetje nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të hoteleve që kanë profil sezonal dhe kryesisht ato që nuk kanë biznes të dytë gjatë periudhës së dimirt.
5-Zbritja e TVSH nga 20% në 10 % edhe për hallkat e tjera të turizmit që nuk janë përfshirë në reduktimin e TVSH.
Stimuli i turizmit të brendshëm nëpërmjet subvencioneve
6-Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.