Sarandjoti arrestohet në Athinë, akuzohet për pastrim parash, qarkulloi 250 milionë euro në 10 muaj

06/06/2319:53

Shperndaje:

Operacion i perbashket i Europol, policise holandeze dhe policise greke, arrestohet ne lagjen “Glifadha” te Athines shtetasi Thanas Bako alias Athanasios Bako, 52 vjec nga Saranda. Operacioni eshte zhvilluar ne 31 maj dhe eshte publikuar sot.

“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citon deklarata e para disa oreve e Europol. “Arrestimi i tij vjen pas një hetimi të gjatë nga Policia holandeze (Politie) për aktivitetet e këtij bankieri të fshehtë që vepron në Holandë. Burri dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale e cila pastronte miliona euro në baza mujore për kriminelët.


Ky arrestim u mbështet në kuadrin e Task Forcës Operacionale “TOKEN” e ngritur në Europol për të synuar rrjetet që lehtësojnë bankingun nëntokësor në mbarë botën.

Policia greke: “U qarkulluan 250 mln euro per 10 muaj”

Policia greke ka reaguar lidhur me operacionin per kapjen e sarandiotit Thanas Bako ne Glifadha. “Organizata kriminale trafikonte në baza ditore, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” duke përdorur komunikime të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore trafikoheshin shuma të rendit të 250 milionw eurove.

Në kontrollin e kryer në banesën e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe Rand tw Afrikws sw Jugut. Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.

Drejtoria Operative e S.D.O.E. Attica vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze përkatëse dhe me Autoritetet Gjyqësore kompetente të vendit, pasi ka dyshime të arsyeshme për pastrim parash në Greqi nga aktivitete kriminale”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjithçka ndodhi në prani të Policisë: VIDEO e sherrit në Gjashtë
Nga grabitja te prangat: Si përfundoi 19-vjeçari që vodhi 400 euro në Sarandë
Artur Meçollari: Rama, bashkëinvestitor te Limioni. Avokatura e Shtetit ka paditur 30 pronarë
Sherri për 1 makinë me qira në Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë
Ngjarja në Ksamil: Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Qytetari denoncon: Polici na kërcënoi me pistoletë në dorë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.