Sarande, kazanet e plehrave nuk dezinfektohen, burim sëmundjesh

12/01/1611:05

Shperndaje:
kontenieret 1

Sarande, kazanet e plehrave nuk dezinfektohen, burim sëmundjesh

Në Sarandë Kontenierët e mbetjeve nuk dezinfektohen, duke u kthyer në burim sëmundjesh për banorët përreth. Ky është një prej përfundimeve në të cilin ka arritur studimi i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me situatën higjienosanitare të sistemit të grumbullimit të mbetjeve të ngurta urbane në vend. “Saranda Web” ju sjell edhe foto që e përforcojnë këtë fakt. Firma e pastrimit në qytetin e Sarandës mjaftohet vetëm me pastrimin e kontienerëve por nuk i dezifekton ato. ISHP, përmes një formulari kërkoi informacione nga inspektimet shëndetësore në lidhje me numrin dhe gjendjen fizike të kontenierëve publikë të vendosur, pastrimin, dezinfektimin e tyre, frekuencën e mbledhjes së mbetjeve, etj.

Nga ana tjetër, në një të tretën e rasteve kontenierët janë në gjendje jo të mirë dhe të tejmbushur. “Në 70% të rasteve kontenierët tejmbushen nga mbetjet urbane. Kjo ndodh edhe më shumë gjatë periudhës së festave zyrtare dhe stinës së verës. Në 35% të rasteve kontenierët publikë të grumbullimit të mbetjeve urbane nuk janë në gjendje të mirë, pasi ato rezultojnë të vjetruar dhe të dëmtuar. Mospajisja e kontenierëve me kapak përbën një tjetër shqetësim për shëndetin publik, sidomos në stinën e verës.

SËMUNDJET

kontenieret 2

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, përveç dëmeve që mbetjet sjellin në mjedis, në këndvështrimin higjieno-sanitar, ato mbartin probleme të rëndësishme të krijimit të kushteve për praninë e kafshëve të vogla dhe insekteve si: miza, mushkonja, minj, mace, qen, etj., të cilët shërbejnë nga ana e tyre si vektorë për transmetimin e mikrobeve dhe viruseve nga mbeturinat tek njeriu. Në këtë mënyrë, ato shkaktojnë sëmundje të ndryshme infektive si: hepatit, ethet e verdha, dizanteri, poliomelit, kolerë, etj.. Po ashtu, ato sjellin edhe probleme të inkubatorit për mikrobet dhe vezët e larvave të insekteve apo proceset fermentuese. Sipas ISHP-së, problematike është edhe situata e djegies së mbeturinave në vendin e grumbullimit fillestar, sepse si rezultat i këtij procesi, çlirohen gaze të CO, CO2, SO2, dioksinave, etj. “Kjo gjë sjell probleme në aparatin e frymëmarrjes sidomos tek fëmijët dhe tek të moshuarit”, thonë specialistët në studim.

REKOMANDIMET

Ndërkaq, bazuar në rezultatet e studimit, specialistët e ISHP-së sugjerojë pajisjen e kontenierëve publikë të mbuluar në mënyrë që të evitohet prania e vektorëve. “Gjithashtu, ne rekomandojmë që të forcohet bashkëpunimi midis Inspektoratit të Mjedisit dhe Inspektoratit shtetëror Shëndetësor për një menaxhim sa më të mirë të situatës higjieno-sanitare të grumbullimit të mbetjeve urbane. Të shikohet mundësia e ndërhyrjes së Inspektoratit shtetëror Shëndetësor për rastet, kur nuk kryhet dezinfektimi i rregullt i kontenierëve nga ana e palës menaxhuese (bashki-kompani pastrimi) si dhe të përforcohen masat për ruajtjen e kontenierëve publikë të mbetjeve”, thuhet në studim, teksa kërkohet dhe ndërgjegjësimi i komunitetit në fushën e mbetjeve dhe mbajtjen pastër të mjedisit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.