Sarandë, Gjiknuri takim me ish-ushtarakë e veteranë: Kërkoj mbështetjen tuaj

05/04/259:25

Shperndaje:

Sarandë, Gjiknuri takim me ish-ushtarakë e veteranë: Kërkoj mbështetjen tuaj

 

Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi dje një takim me ish-ushtarakë dhe veteranë në qytetin e Sarandës. Gjiknuri i cilësoi ata si koontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar.

 

“Veteranët dhe ish- ushtarakët janë pjesë e pandarë e jona. Unë si Damian ju ndjej shumë afër vetes, jo vetëm për shkak të origjinës familjare por për besimin dhe bindjen që kam për sakrificat që keni bërë, për koontributet për atdhetarinë. Ky vend ka nevojë për atdhetari pasi ka një piramidë vlerash, të gjithë njerëzit kanë një nevojë bazike për jetën, por maja e piramidës është ndjenja e përkatësisë, e krenarisë, e identitetit.

 

Sarandë, Gjiknuri takim me ish-ushtarakë e veteranë Kërkoj mbështetjen tuaj

 

Çdo gjë mund të tregtojë njeriu por identitetin se tregton dot. Qeveria shqiptare e ka përfshirë në programin e vet që në Janarin e 2026 pensioni minimal të shkojë 200 euro dhe pensioni mesatar në mandatin tjetër të shkojë 400 euro.
Këtë gjë e kemi deklaruar që do ta bëjmë. Rritja e pagës mesatare dhe rritja e skemës së pensioneve, do të jetë kontrata jonë sociale, pasi mundësitë janë dhe ju e meritoni”.

 

Kandidati Gjiknuri, kërkoi mbështetje masive përmes votës për Partinë Socialiste dhe për emrin e tij si kandidat: “Unë dua t’ju përfaqësoj. Unë në karrierën time jam munduar të bëj më të mirën për këtë qark.

 

Në qytetin e Sarandës dhe në Bashkinë e Sarandës, kam ndikuar për shumë investime që janë bërë realitet. Në kohë time u bënë dhe linjat e tensionit të lartë, energjia, tuneli, dhe shumë investime, të cilat i bëri qeveria Rama por mua mu dha mundësia si minister që isha, të ndikoja. Unë besoj tek ky qytet, besoj tek mundësitë dhe potencialet që ka, besoj dhe tek njerëzit. Unë kam kënaqësi t’ju përfaqësoj, edhe të bëj më shumë për qytetarët e Sarandës por dhe për moshën tuaj dhe për ish-ushtarakët. Nëse unë marr mbështetjen masive, do të jem deputeti juaj këtu, për tu marrë çdo ditë me problematikat tuaja. Lista e Partisë Socialiste në Vlorë është një spektër. Unë si Damian kërkoj mbështetjen e qytetarëve të Qarkut Vlorë dhe të qytetarëve të Sarandës. Prandaj do të doja që kush e ndjen veten shumë të afërt me historinë e kësaj partie, me emrin e Damian Gjiknurit ndihet i përfaqësuar”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.