Rama: Nga e marta e gjithë Shqipëria e blinduar, na e bëni hallall

15/03/2016:09

Shperndaje:


Masën shtrënguese e njoftoi kryeministri Edi Rama në një komunikim Live në Facebook nga shtëpia.
Për kreun e qeverisë kjo është rruga e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Të martën perimetri i blinduar do të njësohet me kufirin e Shqipërisë. Praktikisht, e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë si Tirana dhe Durrësi fillimisht këtë javë që kaluam dhe pastaj qytetet e tjera.
Durim, durim dhe do t’ia dalim e do ta mbajmë mend këtë film horror si një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Java që vjen dhe tjetra do të vijnë me numër të rritur.

Duhet të jemi të përgatitur që ti presim rezultatet e testeve dhe rastet e vështira që do të shtohen. Pa asnjë panik. Sot futet në fuqi akti normativ me fuqinë e ligjit duke përcaktuar detyrime ligjore që do të ndihmojnë popullin dhe secilin prej nesh.
Reagimi juaj ka qenë fantastik deri tani. Jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj cdo ditë duhet ta përjetojmë si fillim të ri. Ne po punojmë me të gjitha forcat që të llogarisim cdo hap për të qenë gati në cdo situatë.
U kërkoj ndjesë atyre që mund të kenë vështirësi të paparashikuara nga masat dhe ju lutem të na e bëni hallall” tha ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarri në Çukë, forcat zjarrfikëse dhe helikopter në vendngjarje – VIDEO
Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta
Gjiri i Hartës kërkon Ekonomist/e dhe staf sezonal. Ofrohet akomodim
PIZZA SAVOS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË PICIER
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon të punësojë Staf. Ofrohet akomodim
Detjon Vuria emërohet drejtor Sportiv i Ekipeve të Butrintit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.