Rama: 50% të punës në tunelin e rrugës Kardhiq – Delvinë e realizuam

30/06/2115:10

Shperndaje:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Ky tunel shkruan Rama është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.

Ndërkaq kryeministri thekson se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

“Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, thotë Rama.

Kryeministri nënvizon se përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shoqata e Rinisë Finiq nismë për mbledhje fondesh në mbështetje për zjarrfikësit
Ilirjan Sinani, zjarrfikësi i Finiqit, nderohet me “Medaljen e Artë” për guximin në betejën me flakët
Restorant Bulevard ’90 kërkon Host dhe Banakier
Nënkomisar Eridion Lame nderohet me “Medaljen e Argjendit” për betejën me zjarret në Delvinë
Besnik Hasani, zjarrfikësi i Delvinës, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët
Ahmet Beqo, zjarrfikësi i Konispolit, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.