Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta

26/06/2515:13

Shperndaje:

Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materiale në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për katër shtetas, lidhur me një ngjarje të ndodhur në Ksamil.

 

Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta

 

Ç. K., 56 vjeç, banues në Ksamil, është proceduar për veprën penale të dhunës fizike, pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta 3 punonjës të ndërmarrjes “Ujësjellës Kanalizime Sarandë”, për shkak të detyrës së tyre.

 

Në të njëjtën kohë, procedimi penal është nisur edhe për tre punonjësit e “Ujësjellës Kanalizime Sarandë”, E. S. (36 vjeç), E. M. (35 vjeç) dhe K. D. (40 vjeç), banues në Sarandë. Ata dyshohet se, gjatë konfliktit, kanë goditur me grushte shtetasin Ç. K..

 

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa materialet janë referuar për veprime të mëtejshme nga Prokuroria e Sarandës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarri në Çukë, forcat zjarrfikëse dhe helikopter në vendngjarje – VIDEO
Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta
Gjiri i Hartës kërkon Ekonomist/e dhe staf sezonal. Ofrohet akomodim
PIZZA SAVOS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË PICIER
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon të punësojë Staf. Ofrohet akomodim
Detjon Vuria emërohet drejtor Sportiv i Ekipeve të Butrintit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.