Punimet në shkallare, reagon PD: Projekti “si të vjedhim duke prishur Sarandën”

29/01/1820:20

Shperndaje:


Pas fillimit të punimeve për rikonstruksion të shkallareve në qendër të Sarandës, vjen edhe reagimi i PD Sarandë. Sekretaja e Degës së PD Sarandë Matilda Qurku, nëpërmjet një postimi në fb i konsideron këto punime si vjedhja e radhës nga “Drejtimi i duhur i Sarandës” dhe vazhdim i projektit “si të vjedhim duke prishur Sarandën”.
Matrilda Qurku shkruan se: “Nuk kam asgjë kundër investimeve për të mirën dhe në dobi të qytetit por nuk mund të rri pa reaguar në kohën kur Saranda nuk ka asnjë park fëmijësh,nuk ka asnjë metër gjelbërim,nuk ka një bibliotek,nuk ka një kënd sportiv,nuk ka një parkim publik,nuk ka ngrohje në shkolla e kopshte,e sa e sa mangësi të tjera ka Saranda ime e bukur.
Nuk mund të hesht kur me këtë fond mund të plotësoheshin shumë nga mungesat thelbësore të Sarandës ndërkohë që shkallaret mund të prisnin ashtu të bukura sic kanë qënë pa u “ankuar” por plot krenari që Saranda do të bëhej me një park lojrash,a me një metër më shumë gjelbërim,ose me ngrohje në kopshte e shkolla,ose se vitin e ardhshëm nuk do ti “plasnin” ujrat në mes të sezonit,se Sarandës mund ti shtohej një parkim publik dhe shkallareve nuk do t’u zihej fryma nga makina të parkuara mbi trotuar,se fëmijët do të rendnin të lumtur mbi shkallare nëse do të kishin një kënd sportiv dhe pas tij do të shkonin në bibliotek për të lexuar.
E pra boll menduat për xhepat tuaj,mendoni për Sarandën!
Boll morrët këto vite për veten tuaj,bëni dicka që i duhet Sarandës”, përfundon reagimi i sekretares së Degës PD Sarandë Matilda Qurku.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.