Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas

26/08/2520:13

Shperndaje:

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas.

 

Mijëra të huaj po mbushin boshllëkun e tregut shqiptar të punës, por sipas ekspertëve, kjo është vetëm një masë e përkohshme, larg një zgjidhjeje që garanton qëndrueshmëri.

Pedagogu dhe eksperti i punësimit, Erion Muça në një intervistë për Report TV, e cilëson këtë praktikë si “një nevojë për të mbuluar vakancat urgjente të sipërmarrjeve, por jo si një rrugëdalje përfundimtare”.

 

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas

 

12 mijë të huaj në punë – nga Bangladeshi tek Filipinet

 

Sot në Shqipëri janë punësuar rreth 12 mijë shtetas të huaj, kryesisht nga Bangladeshi, India, Nepali, Filipinet dhe Turqia. Ata angazhohen sidomos në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë.
Por përtej pagës, bizneset u mbulojnë edhe transportin dhe akomodimin – një shpenzim që, sipas Muçës, mund të ishte orientuar për rritjen e pagave të shqiptarëve që po largohen masivisht drejt emigracionit.

 

Bizneset pa vizion, punonjësit vendas të nënvlerësuar

 

“Në vend që të modernizohen për të motivuar stafin vendas, shumica e bizneseve presin që problemet t’u zgjidhen duke marrë punëtorë nga jashtë,” thotë pedagogu.
Ai shton se mungesa e politikave të brendshme për vlerësimin, trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve shqiptarë po krijon një cikël negativ ku punëtori sheh veten thjesht si kosto dhe jo si pjesë strategjike e kompanisë.

 

Paga e ulët dhe fuqia blerëse më e dobët në Evropë

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Shqipëria ka sot rreth 748 mijë të punësuar, 563 mijë prej të cilëve në sektorin privat. Gjysma e tyre nuk arrijnë dot pagën mesatare prej 822 euro.
Ndërkohë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes tre vendeve me pagën minimale më të ulët në Evropë, përkrah Ukrainës dhe Moldavisë, duke mbetur në fund edhe për fuqinë blerëse. Për krahasim, paga minimale në Mal të Zi është 670 euro, në Serbi 618 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 584 euro.

 

Eksperti: Punëtori nuk është kosto, por investim

“Është urgjente që të ndryshohet koncepti: punonjësi nuk duhet parë si barrë, por si investim. Ai duhet të motivohet, të trajnohet dhe të shpërblehet. Vetëm kështu biznesi fiton stabilitet dhe perspektivë afatgjatë,” përfundon Muça.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.