

Problemet me pronat në jug, Lame: Procesi do të përfundojë!


Kreu i Kadastrës, Artan Lame është takuar sot me banorët e Himarës, për të ndarë problemet që kanë ata me pronat, ku ka theksuar se procesi i regjistrimit të pronave do të përfundojë e do të mbyllet këtë muaj me sukses.
Regjistrimi i pronave në bregdet ka qenë gjithmonë një pikë e nxehtë dhe problematike ndërsa shpesh nuk kanë munguar edhe përplasje me banorë të zonës.
“Para ’90 është bërë çfarë është bërë, në ’90 filloi një epokë e re. Ku me letra ku pa letra toka u është kthyer të zotëve. Ju keni fjetur me frikë për tokën. Dy herë shteti shqiptar e ka provuar të bëjë regjistrimin një here ka dështuar një here e la në mes ndoshta dhe për shkak të konfliktit. Kjo zonë e deri në Sarandë nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Regjistrimin në Kadastër e bën vetëm shteti dhe shtetit më ka ngarkuar mua në bashkëpunim me qeverisjen vendore.Ka 30 vite që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave në jug. Kjo do të jetë hera e tretë dhe e vërtetë që procesi i regjistrimit do të përfundojë”, thotë Lame.
Ai thotë se ka ardhur me mision nga Rama dhe sfidë personale as nuk do t’i hyjë njeriu në hak që askush të mos thotë se s’mori tokën.
“Duhet të jemi të ndërgjegjëshëm për problemet me pronat. Të marrim kohën e duhur të nxjerrin njerëzit në teren të hapim një zyrë ku secili të paraqesë të mbledhë dokumentacion dhe t’i hedhim në hartë të përbashkët. Mos na shikoni si armiq (zyrtarët e shtetit). Procedura nuk është e thjeshtë. Mbështetuni tek këta njerëz (punonjësit e Kadastrës ne terren)”, thotë ai.
Lame ka shtuar se fillimisht po bëhen matjet në terren, kanë edhe fotografi nga sateliti i NATO-s që jep gjithçka me saktësi. Sipas tij pas këtyre hapave, do të nxirret harta, ku banorët do kenë dy muaj kohë të vendosin e më pas të shprehin ankesat e tyre.
“Po nuk pati bashkëpunim me qeverinë kjo nuk mund të shkojë përpara. Do të mbyllet këtë muaj me sukses. Do të dalim në terren për të mbledhur informacion, do të përpunohet e do të shfaqet pas tre muajsh, më pas dhe do t’i lihet afat çdo banori të shikojë se si është pasqyruar prona e tij në hartat tona”, thotë Lame.
Kujtojmë se Kadastra shqiptare ka hapur zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zona kadastrale në bregdetin e Jugut më 8 qershor.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
19/06/2014:17

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
19/06/2014:17

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
19/06/2014:17

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
19/06/2014:17

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
19/06/2014:17

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
19/06/2014:17

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
19/06/2014:17

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
19/06/2014:17

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
19/06/2014:17

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
19/06/2014:17






Rezervime

Dhomë çift për pushime
19/06/2014:17

Vila Alvin, Apartament 1+1
19/06/2014:17

Apartament Ksamil 1+1
19/06/2014:17

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
19/06/2014:17

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
19/06/2014:17
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
19/06/2014:17

Suvenire nga Saranda – Shegë
19/06/2014:17

Suvenire nga Saranda
19/06/2014:17

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
19/06/2014:17

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
19/06/2014:17




