

Presidenti Meta: Për ‘Detin’ nuk lejoj cënim të interesave shtetërore dhe kombëtare


Ai deklaroi se nuk do të lejojë shkelje të Kushtetutës apo tejkalim të përgjegjësive.
Kreu i shtetit është për një pakt në respekt të Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese dhe të Drejtës Ndërkombëtare.
“Kjo është një çështje mjaft komplekse. Vullneti im, ka qenë dhe mbetet i palëkundur në përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme, që respekton Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Drejtën Ndërkombëtare. Për këtë çështje, kam bërë gjithmonë përpjekjet e mia më të mira, për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me Qeverinë.
Lidhur me aktin më të fundit, mund të them që po bëjmë punën tonë për t’u njohur me të dhe efektet që mund të ketë për të drejtat tona, për të cilat i garantoj të gjithë, që do bëj çdo përpjekje për t’i mbrojtur në mënyrën më të qartë, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe konstruktive. Kjo çështje është hapur edhe më parë në një mënyrë, jo shumë të qartë dhe jo transparente. Në këtë drejtim ka nevojë për shumë më tepër përgjegjshmëri dhe përmbajtje nga çdo aktor.
Jo vetëm Kushtetuta, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka bërë të qarta atributet e kompetencat për një çështje të tillë apo të ngjashme si kjo, të çdo aktori vendas në Republikën e Shqipërisë dhe askush nuk duhet të shkelë apo të tejkalojë përgjegjësitë e tij.” është shprehur Presidenti Ilir Meta. /Vizionplus



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
29/12/208:10

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
29/12/208:10

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
29/12/208:10

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
29/12/208:10

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
29/12/208:10

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
29/12/208:10

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
29/12/208:10

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
29/12/208:10

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
29/12/208:10

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
29/12/208:10






Rezervime

River & Sea Side Apartament
29/12/208:10

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
29/12/208:10

Apartament Ksamil 1+1
29/12/208:10

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
29/12/208:10

Dhomë çift për pushime
29/12/208:10
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
29/12/208:10

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
29/12/208:10

Suvenire nga Saranda – Shegë
29/12/208:10

Suvenire nga Saranda
29/12/208:10

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
29/12/208:10




