Prangoset 18-vjeçari shtetas austriak, u kap me një tufë bar. E kishte për shitje

13/08/239:18

Shperndaje:

Sarandë/Goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të cannabis sativës, në lokale në vijën bregdetare të Sarandës.

Për këto raste vihet në pranga një 18-vjeçar, procedohet penalisht një 27-vjeçar dhe sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të sezonit turistik 2023, kanë vijuar kontrollet dhe patrullimet e mbështetura nga inteligjenca policore, për të konstatuar dhe goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Parts 17”, në kuadër të të cilit:

-u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 18 vjeç, banues në Austri, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Z., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Fast Food Geri në Sarandë  kërkon të punësojë Kamarier/e
Dream Hotel Saranda kërkon STAF për sezonin 1 Prill – 1 Nëntor
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B
Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.