Policia procedon 5 shtetas në Sarandë, u kapën duke bërë ndërtime pa leje – VIDEO

07/07/2311:48

Shperndaje:

Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zona të ndryshme të rrethit.

Pak ditë më parë, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, u goditën 11 raste të tjera të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 5 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. B., 39 vjeç, L. V., 62 vjeç, K. M., I. Q., 41 vjeç dhe G. P., 28 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, në zona të ndryshme të rrethit të Sarandës, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.