Policia: Kemi kapur një 24-vjeçar duke shpërndarë mall për pushuesit – VIDEO

03/08/2310:45

Shperndaje:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 14”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.