Policia greke zbulon kamp dhe parcelë me 2000 rrënjë kanabisi në Palamba

09/07/2415:02

Shperndaje:

Rreth 2.000 fidanë kanabisi indian u zbuluan nga policia në zonën e Palambas të Filatit, Thesprotia, pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni u krye nga policët e Njësisë së Dytë të Kufirit të Filatit, të cilët zbuluan plantacionet dhe mbajtën zonën nën vëzhgim të kujdesshëm.

Në veçanti, u gjetën rreth 1.400 fidanë me lartësi deri në 1 metër dhe 600 të tjerë që ishin tashmë të shkulur dhe të destinuar për përpunim. Vëzhgimi i zonës u krye nga policët e njësisë antidrogë të Departamentit të Sigurisë Igoumenitsa, por kultivuesit, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, nuk u kapën.

 

 

Operacioni i policisë është në zhvillim.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bizneset në Sarandë dhe Ksamil kundërshtojnë në Gjykatë impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura
2 ditë pas protestës së taksistëve vjen reagimi i Policisë Bashkiake Sarandë
Banorët largohen nga frika e tërmetit, shqiptari doli natën për të vjedhur – VIDEO
Kompleksi Multifunksional i Xhamisë së Delvinës do të ndërtohet nga Fondacioni kuvajtian
Shpëtim Ahmeti komandohet Kryetar i PD Sarandë
Ujërat e zeza në rrugën e shtruar me mozaikë, gjendje e padurueshme për bizneset e zonës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.