Po ktheheshin në Shqipëri me autobusin e Igumenicës, policia greke kthen mbrapa dhe gjobit 12 shqiptarë

16/04/206:42

Shperndaje:


Policia greke ka gjobitur 12 shqiptarë me 300 euro gjobë secilin në KTEL Kifissos, kjo në kuadër të masave të marra  për kufizimin e udhëtimeve të  panevojshme për shkak të koronavirusit.

Gazeta greke iefimerida.gr. shkruan se të 12 shqiptarët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igoumenicë dhe prej andej do të vinin për në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë u thanë autoriteteve të Policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin  në vendin e tyre.

Megjithatë, policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u vuri gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit  për në Igoumenicë pa asnjë pasagjer.

Vihet re se ditët e fundit, edhe pse është e ndaluar lëvizja për shkak të koronavirusit, trafiku në KTEL Kifissos është rritur pasi nga çdo cep i Greqisë vijnë në Athinë me produkte nga fshati, për festën e Pashkëve

https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=hIzaQLHqIr0


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Akt vandal – dhunohen ikonat në një kishë të vogël në Kanalin e Çukës
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer
Bolv në Delvinë kërkon të punësojë dy punëtorë
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Ndihmëse Kuzhiniere (Sallatjere)
Pasticeri Bleta hap filialin e saj më të ri në Sarandë dhe kërkon të zgjerojë stafin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.