Plagosja në Ksamil pas një sherri mes pushuesve në një kompleks turistik

13/08/2120:18

Shperndaje:

Një 33 vjeçar, i cili jeton në Itali dhe ishte me pushime në Ksamil është plagosur mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Për ngjarjen Policia ka arrestuar një 28 vjeçar nga Shkodra, i cili ishte pushues në Ksamil.

Policia njofton se nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO
E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës
Best Souvlaki by MARIO kërkon punonjës për suflaqe
Ndahet nga jeta mjeshtri i fotografisë Piro Mosi
Progonati shpk kërkon Ekonomist/e për prerjen e faturave
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon të punësojë Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.