Përdhunoi, vrau dhe hodhi nga shkëmbi 21-vjeçaren greke, burg përjetë shqiptarit të tmerrshëm

15/05/2016:08

Shperndaje:


Drejtësia greke ka dënuar me burgim të përjetshëm 21-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Lucaj, dhe 23-vjeçarin grek, Manilos Bukuras, pasi akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen makabre të students greke 21 vjeçe, Eleni Topaludhi.

Mediet greke raportojnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2018, ku 21-vjeçarja Topaludhi u përdhunua, u dhunua me armë të ftohtë dhe u hodh nga shkëmbinjtë 10 metra në brigjet e zonës Fokia, të ishullit Rhodes.

Përveç këtij dënimi, 21-vjeçari shqiptar do të ulet sërish në gjykatë më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom.

Përdhunimi i 19-vjeçares invalide, po në ishullin Rhodes, u krye vetëm 3 ditë pas vrasjes së Eleni Topaludhi, ndërsa akoma policia zhvillonte operacionin për identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në brigjet e ishullit dhe vrasësve


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.