“Nuk tolerohen qytetarët e ndershëm, por horrat dhe trafikantët”, Gledis Nano bën “për ujë të ftohtë” drejtuesit e policisë në qarqe

08/08/2220:54

Shperndaje:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka dërguar një mesazh drejtuesve të policisë dhe drejtuesve të departamenteve në qarqe, ku u ka bërë me dije se së fundmi ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët në lidhje me sjelljen e efektivëve.
Nano ka përzgjedhur disa mesazhe të cilat tregojnë sipas tij se mbi qytetarët ushtrohet presion për të përfituar ryshfet dhe se trafikantët e “horrat” tolerohen nga policia.

Mesazhi i plotë i drejtorit të policisë

“Përshëndetje të nderuar Drejtues
Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit.
Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale.
Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.
Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale.
Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar.
Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.
Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.
Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet.

Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante.
Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:
“Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetarët, inferiorë në komunikimin edukativo njerëzor”.
Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh.
“Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”.

Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm.
Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar”, shkruhet në mesazh.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

SARANDA DIKUR “MBRETËRESHA” E NOTIT – Nga Xhorxhi Vasili
Futi dorën te arka e donacioneve në Manastirin e Kostarit, procedohet 47-vjeçari nga Saranda
Shpallet tenderi 180,000 euro për shtrim me beton dhe asfalt të 1320 metër rrugicave
PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST
BURGER KING kërkon të punësojë Asistent Menaxher  dhe Pergjegjës Turni
BURGER KING KËRKON STAF RESTORANTI/ PUNONJËS KUZHINE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.