“Nuk e dija që çanta kishte mina, unë do shkoja në Ksamil, më ngritën kurth”. Çfarë deklaroi ‘pronari’ i 4 minave

Petrit Ndoji, 51 vjeçari nga Lezha që u kap tre ditë më parë në Vlorë duke transportuar mina, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Kështu kanë vendosur sot togat e zeza të Vlorës.

Gjyqi për caktimin e masës së sigurisë është mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar destinacionin e minave me telekomandë dhe nëse Petrit Ndoji ka pasur dijeni, se cili ka qenë objektivi.

51 vjeçari e kishte fshehur qesen me lëndë plasëse C4 në kroskotin e mjetit që drejtonte dhe u prangos nga Forca Operacionale në hyrje të Vlorës.

Megjithatë, i arrestuari ka pretenduar para gjyqtares dhe prokurorit se i kishin ngritur kurth persona të njohur, bashkë me bashkëpunëtorët e Policisë.

Sipas Petrit Ndojit, ai e kishte marrë qesen në Vorë dhe nuk e dinte se çfarë kishte brenda.

Si destinacion final, lezhjani ka thënë se kishte Ksamilin ku do të merrej me shitje pronash. Për shkak se rasti është nën hetim dhe detajet janë të pakta, ndaj nuk dihet nëse dhe minat kishin destinacion Vlorën apo Ksamilin ku do të shkonte Petrit Ndoji.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.